Partia Demokratike e Kosovës të martën në mbrëmje është takuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Albanian Post ka kuptuar nga burime të mirë informuara se në takimin që Memli Krasniqi ka pasur me Ramush Haradinaj, është diskutuar për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare në afatin më optimal.
Atë çfarë ka kuptuar Albanian Post deri më tani është se Haradinaj nuk i ka kthyer ende përgjigje PDK-së për mundësinë që kjo parti ta mbështesë iniciativën e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.
Takimi Krasniqi – Haradinaj ka ardhur disa ditë pasi kryetari i PDK-së ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme doli të ishte tema kryesore e “darkës së punës”.
Ftesën e Kurtit për këtë takim refuzoi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK.
Si LDK ashtu edhe AAK argumentuan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse kryeministri Albin Kurti jep dorëheqje.
Sipas tyre kërkesa e PDK-së për shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është e pakuptimtë.
Në anën tjetër partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se partia është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.
Për LVV-në shkuarja në zgjedhje të parakohshme varet nga partitë opozitare.
Gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë dy seanca të Kuvendit të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës deklaroi se akoma nuk ekziston një kërkesë zyrtare për shpërndarjen e legjislativit, derisa shtoi se nevojitet unitet në mesin e partive opozitare për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ne asnjëherë nuk kemi thënë që kemi frikë nga shkuarja në zgjedhje apo rikonfirmimi i mandatit, por nuk mund ta bëjmë këtë nëpërmjet një grupi të vetëm parlamentar të opozitës. Nëse është një opozitë e bashkuar që kërkon shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, mund të dakordohemi për datën e përbashkët”, potencoi Kusari-Lila të hënën para gazetarëve.
Në anën tjetër Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), theksoi se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një qeveri të re, derisa ftoi opozitën ta mbështesë mocionin për shpërndarjen e kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë drejt ciklit të jashtëzakonshëm elektoral, duke e konfirmuar njëkohësisht se akoma nuk ekziston pajtueshmëri për këtë.
“Jemi në afatet e fundit kohore kur duhet të procedohet mocioni për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që vendi ynë t’i drejtohet kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik, ashtu sikurse kemi propozuar. Fatkeqësisht, ende nuk kemi dakordancë mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi