Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike (PD), ka folur në lidhje me ligjin e miratuar së fundmi në Kuvend për shkëmbimin e pronave publike.
Në analizën e tij u vu re një paralelizëm mes ligjit dhe inceneratorëve, sa i përket pasojave që do të ketë në shpërdorimin e taksave të qytetarëve.
“Akt i rëndë i formalizuar dje në Kuvend për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mirëkonsoliduar të qeverisë me mafien e pronave dhe investitorët strategjik, një grup oligarkësh shqiptarë”, ka thënë ai.
Sipas Bashës, skema është e njëjtë si inceneratorët. “Është vjedhje me ligj”.
“Çfarë mbeti nga ligji për investimet i kalon kësaj skeme. Ndarja e pronave publike mes një grupi oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë”, ka vijuar ai.
Për Bashën, kjo maskohet me interesin publik, por nuk ka asnjë lidhje me të.
“Departamenti Anti-korrupsion në PD e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do të ndjekë”, ka bërë me dije ai.
Miratimi i djeshëm – njëlloj si i Amnistisë – sipas Bashës, nxjerr zbuluar se Kryeministri Edi Rama dhe qeveria nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që nuk është e korruptusar.
“Vijojnë edhe në muajt e fundit të mandatit të tjetërsojnë pasuritë publike”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel