Ka përfunduar tanimë protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë.
Mes tymit e zjarrit, tensionet u përshkallëzuan disa herë gjatë mbajtjes së protestës, ku pati edhe tentativë nga ana e protestuesve për të hequr kordonin policor, duke çmontuar pjesët metalike rreth bashkisë.
Opozita këtë të martë të 7 majit u grumbullua pranë Bashkisë së Tiranës për të protestuar në shenjë revolte të “korrupsionit që ka kapluar Bashkinë”.
Thirrja ishte e njëjtë, si edhe në protestat e kaluara: dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Përpos kësaj, protestuesit drejtuan thirrje edhe për “dënimin e Veliajt”.
Paçka nisjes së qetë, situata u tensionua me hedhjen e flakadanëve, por edhe molotovëve edhe mbi tarracën e bashkisë.
Gjatë asaj kohe, një efektiv policie u ndje keq e më pas humbi ndjenjat. Ai u largua nga kordoni policor nga kolegët e tij e më tej u largua nga ambulanca për në spital. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie sakaq u mblodhën para Bashkisë së Tiranës, ku u stacionuan efektivë policie, por edhe oficerë të FNSH-së, me skafandra.
Ndërkohë, policia ka publikuar më herët edhe planin e masave të marra në kuadër të protestës.
Sipas planit të masave, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë bashkisë.
Ndërkaq, Policia u ka përsëritur thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel