Reinhard Butikofer, deputeti gjerman nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian (PE), është shprehur i habitur se si përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, mund të deklaroj se mezi të pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, ku kryeministër u zgjodh Millosh Vuçeviç, i cili paralajmëroi se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.
“Me këtë deklaratë Borrell duhet ta përfundojë politikën e tij delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë. Si mundet që Borrell të bëjë një budallallëk të tillë”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.
OMG! @JosepBorrellF really caps his delusional, tone deaf Serbia and Western Balkans policy with this tweet. How can HR/VP make such a fool of himself? And he immediately gets the deserved answer from @milos_vucevic who clearly signals: Serbia wants to join EU – on Russian terms! https://t.co/PPl6H67GwW
— Reinhard Bütikofer (@bueti) May 4, 2024
Serbia, sipas Butikofer, dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por sipas kushteve të Rusisë.
Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, por shtoi se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.
“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X të premten.
Kryeministri i ri Vuçeviç, do të ketë një kabinet që do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Pjesë e tij si zëvendëskryeministër do të jetë edhe ish-kreu i shërbimit inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej korrikut 2023 – mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, do të jetë edhe Nenad Popoviq, si ministër pa portofol.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke