Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratiket të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin.
“Apo këto janë tema të vogla për ju?Kryeministër, ju jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët gjithandej”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, Kurti mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo “për sundimtar të shqiptarëve”.
“Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngufatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompetenca ekzekutive, sanksionet e BE”.
Ndryshe, me mbi 90 për qind të votave të numëruara, saktësisht 91,47 për qind, në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në kampin shqiptar fitues absolut ka dalur kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, ndërsa në kampin maqedonas ajo e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, ka marrë plotë 112 mijë e 368 vota, apo 13.60 për qind, duke u renditur i treti nga shtatë kandidatë gjithsejtë që ishin.
Ndërsa, kundërkandidati i Osmanit në kampin shqiptar nga radhët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, i renditur i katërti, ka marrë 79 mijë e 211 vota, përkatësisht 9.59 për qind.
E para në garën presidenciale ka dalur kandidatja e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, me 330 mijë e 270 vota, apo 39.98 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel