Shqipëria

Dy persona premtonin para në këmbim të votës, njëri prej tyre drejtues i LSI-së në Pukë


Njё sekser, i cili hartonte lista me tё dhёnat e kartave tё identitetit, duke u premtuar para qytetarёve nё kёmbim tё votёs, u arrestua ditёn e sotme nё qytetin e Pukёs.

Shtetasi V.Sh. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buzhale të Njësisë Administrative Qelez, u arrestua nё flagrancë nga forcat policore tё qytetit tё Pukёs.

Sekseri, me precedent tё mёparshёm penal pёr veprёn penale “Armëmbajtja pa leje”, kishte pёrpiluar njё listё me tё dhёna personale tё 27 qytetarёve, si dhe dy fletё tё ngjashme me ato tё votimit, sipas hetimeve tё deritanishme.

Do tё procedohet gjithashtu nё gjendje tё lirё edhe shtetasi D.S., 25 vjeç, banues në Pukë, me detyrë drejtues i një subjekti politik në Pukë, bashkёpunёtor gjithashtu nё aktivitetin kriminal.

Subjekti politik, të cilin D.S. drejtonte, flitet të jetë i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas një burimi jozyrtar për AlbanianPost.

Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë gjatё njё kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528 mijё lekë, për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Ndёrkohё, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit,  si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore dhe numrat e ID tё 27 personave.

“Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit V.Sh. dhe shtetasit D.S. u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ‘Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve’ dhe ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim’”, njofton policia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore