Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25 vjetorit të Betejës së Koshare, potencoi se 25 vjet më parë Kosova ishte në një udhëkryq ekzistencial i krijuar nga padrejtësia, shtypja, tirania, por mbi të gjitha nga tendenca e “regjimit gjenocidial të Serbisë për shfarosje të popullit tonë”.
“Megjithatë si popull e komb ditëm të mobilizohemi të gjithë në një front të përbashkët”.
“Sot jemi këtu për të nderuar guximin dhe përkushtimin e vajzave e djemve të UÇK-së të cilët dëshmuan shpirtin dhe guximin e paepur për lirinë tonë për republikën tonë”.
Në vlerësimin e Osmanit, guximi, sakrifica dhe vendosmëria “përmblidhen edhe në Betejën e Koshares”.
“Ishte më shumë se një rezistencë, ishte një kryengritje civile për lirinë si të drejtë themelore e cila pastaj vuri bazat për ekzistencën e armatosur të udhëhequr nga mijëra çlirimtarë të cilët i dolën zotë atdheut”.
Rezistencës së armatosur së UÇK-së, sipas Osmanit, i parapriu rezistenca paqësore e udhëhequr nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.
“Kjo rezistencë ka bashkuar shqiptarët drejt kauzës për liri e demokraci. Kjo shënoi kthesë si rezistenca paqësore me ndikimin më të madh, jo vetëm me bashkimin e shqiptarëve, por edhe ndërtimin e aleancave. Ishte më shumë se rezistencë. Ishte një kryengritje civile për lirinë si të drejtë themelore”.
“Filozofia e mbrojtjes së pragut të shtëpisë u transformuar në mbrojtje të përgjithshme të shtëpisë tonë të përbashkët, Kosovës. Adem Jashari i priu luftës në mbrojtje të dinjitetit e luftës tonë për liri. Ata janë flakadanë të lirisë që gëzojmë sot”.
Pas betejës së Loxhës më 1998, sipas Osmanit, disa prej njësiteve të UÇK-së të fuzionuara u bashkuan në betejën e Koshares, që shënoi një prej betejave më të suksesshme përballë regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Salih Çekaj, Agim Ramadani, Anton Quni e të tjerë, arritën ta thyejnë kufiri shqiptaro-shqiptar. Agim Ramadani, komandant Katana me emrin e të cilit u pakëzua brigada. Rënia e komandantit shtoi motivin e vendosmërinë që ideali e amaneti i tij bashkëluftëtarët ta çojnë deri në fund”.
Luftëtarët e UÇK-së në Koshare, potencoi Osmani, dëshmuan shpirtin vetmohues e përkushtimin për t’i dhënë gjithçka atdheut.
“Edhe jetën e tyre. Përkrahë aleatëve tanë, me në krye Amerikën, luftëtarët tanë përmbushën misionin për Kosovën e lirë. Kosharja shpërfaqë qëndrueshmërinë për liri”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi