Maqedonci: Në takimin e Këshillit të Sigurisë së Serbisë morën pjesë komandantët që trajnuan terroristët e veriut
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielenm tha se në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë morën pjesë edhe disa komandatë të lartë që dyshohet se realizuan përgatitjen dhe trajnimin e terroristëve serbë të veriut që kryen sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës.
Maqedonoci theksoi se thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë erdhi pas sulmit terrorist në Rusi , ndërsa veçoi pjesëmarrjen e dy komandantëve serbë që dyshohet se realizuan përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut” që sulmuan Policinë e Kosovës vitin e kaluar në pjesën veriore.
“Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zoniç, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic Komandant i Forcave Ajrore; dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS)”.
Maqedonci shtoi se Vuçiçi mblodhi Këshillin e Sigurisë së Serbisë vetëm dy ditë pas postimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili denoncoi publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS-it në afërsi të kufirit dhe një ditë pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se lëvizjet e ushtrisë serbe janë duke u monitoruar në vazhdimësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi