Serbia s’e do guvernatorin e BQK-së në dialog për dinarin, insiston që për valutën serbe të negociojë Bislimi
Petar Petkoviç, shef i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, njëherësh kryenegociator i palës serbe në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, pas takimeve të së martës në Bruksel të Belgjikës për dinarin, institoi që diskutimet për këtë çështje të bëhen në nivel politik, derisa akuzoi palën kosovare për dëbim të serbëve nga Kosova.
Në një prononcim për gazetarë pas takimeve që u zhvilluan të martën e 27 shkurtit nën ndërmjetësimin e Emisarit Special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, kryenegociatori serb e cilësoi ndalimin e dinarit për transaksione me para të gatshme “vendim politik” të Kosovës, qëllimi i së cilës është “dëbimi i serbëve” nga territori kosovar.
Petkoviç deklaroi se qëllimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë drejtim është “shuarja e institucioneve serbe” që, sipas pretendimeve të zyrtarit serb, duhet të jenë “themel” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Ai paralajmëroi gjithashtu se diskutimet për çështjen e dinarit do të vazhdojnë në të ardhmen, por jo në nivel teknik.
Një cikël i ri i negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u zhvillua këtë të martë në Bruksel nën kujdesin e BE-së. Takimi midis ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Lajçakut erdhi pas takimeve që diplomati sllovak zhvilloi veç-e-veç mbi ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
Ky takim u fokusua në rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës synohet të ndalohet dinari serb në territorin kosovar. Para takimit trilateral, emisari evropian takoi delegacionin serb, i cili udhëhiqet nga kryenegociatori i Serbisë, pastaj edhe guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili përfaqësoi Kosovën në negociatat teknike për dinarin.
Kosova refuzoi që në takimet e thirrura nga BE-ja për dinarin të përfaqësohet në nivel politik sepse konsideron që çështja e rregullores së BQK-së mbi operacionet me para të gatshme nuk duhet të jetë temë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Më 1 shkurt hyri në fuqi rregullorja e BQK-sё, nëpërmjet së cilës përcaktohet euro si e vetmja valutë ligjore që lejohet për transaksione me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb brenda territorit. Në zonat e banuara me shumicë serbe në vend, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari nën sistemin paralel të financuar nga Serbia.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel