Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, si gënjeshtar dhe reagimin tij kundrejt disa organizatave jo-qeveritare serbe që janë pjesë e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) si të rrezikshme.
“BE-ja nuk ka nevojë që dikush t’u tregojë zyrtarëve të saj se kë dhe në çfarë ore mund të takohen”, ka thënë fillimisht eurodeputetja gjermane.
Bislimi, kritikoi të martën emisarin Lajçak, për qasje jo-të drejtë dhe jo-neutrale në procesin e dialogut.
Reagimi i tij erdhi pasi Lajçak takoi përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU), pa treguar fare që bëhet fjalë për NCEU-n e Serbisë.
Diplomati sllovak, sipas Von Cramon, është takuar vazhdimisht me të gjithë aktorët kryesorë të cilët mund të kontribuojnë me veprimet e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo vizitë nuk bën përjashtim në këtë drejtim”.
Sipas Bislimit delegacioni në fjalë përbëhet kryesisht nga organizatat jo-qeveritare serbe nga Kosovës, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur “avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.
“Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shtuar ai.
The EU is its own master and does not need someone to tell its officials whom and at what time they can meet.
I am personally deeply disappointed and concerned as these statements are not only false but also dangerous as they put the target on NGO reps.
My full statement: 👇 https://t.co/evjuB4u0n2 pic.twitter.com/kWW6EH6Tpb
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) February 15, 2024
Por, sipas Von Cramon, përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU) nga radhët e Serbisë, nuk janë zëdhënës të Vuçiç-it.
“Por, OJQ-ja të pavarura që mbështesin programet multietnike dhe punojnë pa u lodhur për integrimin brenda Kosovës. Këto deklarata nuk janë vetëm të rreme, por edhe të rrezikshme pasi vendosin në shënjestër personat dhe organizatat e tyre”, potencon më tej ajo.
Von Cramon është shprehur e thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar me deklaratat dhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas saj, kanë efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ në raport me komunitetin serb në Kosovë.
“Është thelbësore që karakteri multietnik i Kosovës të ruhet, vlerësohet dhe mbështetet. Ky ishte i përfshirë në Planin e Ahtisaarit/Kushtetutën e Kosovës, i cili siguroi njohjen e Perëndimit në vitin 2008”.
Bislimi, Lajçak-ut: Përsëri demonstrove qasje jo të drejtë dhe jo-neutrale në dialog
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi