Kosova

Abdixhiku i dhuron një helmetë ilire ambasadorit Abbott


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin britanik Nicholas Abbott të cilit i ka dhuruar një helmetë ilire që ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që ky i fundit kishte me LDK-në.

“Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se e ka falënderuar Abbott-in për punën e tij katër vjeçare në Kosovë.

“Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë. Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane”.

Sipas deputetit të LDK-së. mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë për Kosovën dhe për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore