Kosova

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Mitrovicë, arrestohen dy persona


Policia e Kosovës në Veri.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit të policisë 24 orësh.

“Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policorë duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

“Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia ka thënë se një grua është e gjetur pa shenja jete në objektin përcjellës të shtëpisë së saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, të mërkurën rreth orës 13:00.

“Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, rasti është thënë se janë duke hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore