Sport

Isco vendos datën e largimit


Aventura e Isco-s me Real Madrid-in do të mbyllet në fundin e këtij sezoni. Mediat spanjolle kanë zbuluar se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord prej kohësh, për largimin e mesfushorit.

Minutazhi që kohët e fundit, Zinedine Zidane i ka dhënë lojtarit është për të ndikuar në rritjen e vlerës së kartonint të Isco-s.

Isco do të largohet pas tetë vitesh nga Real-i, për t’u tranferuar në Premer Ligë, te Chelsea. Mediat spanjolle kanë zbuluar gjithashtu se klubi nga Premier Liga ka gati 35 milionë euro për shërbimet e Isco-s.

Chelsea, thuhet se i ka garantuar lojtarit edhe pagën që përfiton aktualisht në Madrid, prej 6.7 milionë eurosh në sezon.

Largimi i Isco-s në kampin e të bardhve do i hapte rrugën transferimit të njërit nga lojtarëve që preferon Zidane, Paul Pogba-s, Sergej Milinkoviç-Saviç-it ose Eduardo Camavinga-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore