Sport

Juventus-i nuk do të rinovojë huazimin e Morata-s?


Klubi i Juventus-it po kërkon të reduktojë shpenzimet dhe mundësit tashmë janë të mëdha që të mos ushtrojnë opsionin e huazimit të Alvaro Morata-s. Bardhezinjtë duhet të paguajnë 10 milionë euro te Atletico Madrid-i, nëse dëshirojnë huazimin edhe për një vit tjetër të spanjollit.

Barazimi në ndeshjen e së shtunës përballë Torino-s tregojë që Juventus-i është në krizë rezultatesh këtë sezon. Sikur të mos mjaftonte eleminimi nga Liga e Kampionëve, Zonja e Vjetër rrezikon që vitin tjetër të mos kualifikohet për në fazën e grupeve.

Ndeshja e së mërkurës, përballë Napoli-t, një kundërshtari direkt për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, mund të vendosi fatet e sezonit të Juves.

Por, përveç rezultateve të dobëta, pandemia ka goditur jo pak ekonominë e bardhezinjëve, të cilët duhet të shkurtojnë shpenzimet. Torinezët janë të gatshëm të lejojnë largimin e Cristiano Ronaldo-s për një shumë rreth 25-30 milionë euro.

Gjetja e një klubi që do të transferojë Ronaldo-n dhe t’i mundësojë një pagë si ajo që merrë aktualisht, mbi 30 milionë euro në sezon do jetë shumë e vështirë, ndaj pritet të sakrifikohet Morata.

Spanjolli është aktivizuar në 35 ndeshje në të gjitha garat, nga ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 12 asiste, duke qenë një nga aspektet pozitive të Juventus-it. Dario AS raporton se situata aktuale e ka vënë në dyshim qëndrimin e tij. Ndërkohë që Juventus-i e ka përjashtuar mundësinë e blerjes përfundimtare të spanjollit për 45 milionë euro.

Juventus-i është i kënaqur me performancën e Morata-s, por problemet ekonomike, nuk ja lejojnë dhe bardhezinjtë detyrohen të bëjnë shkurtime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore