Kosova

Hartwell për AP: Shqetësuese tendenca e neglizhimit të fakteve nga ana e BE-së pas sulmit terrorist në Banjë  


Ilustrim

Kanë kaluar plot tre muaj që kur Kosova u sulmua nga një grup paramilitar serb, agresion i cili u dënua me termet më të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjithsesi nga kjo situatë Serbia u shmang pa ndonjë masë ndëshkuese nga Perëndimi, ndonëse faktet në terren, sipas autoriteteve kosovare, dëshmuan përfshirjen direkte të Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

Tendenca se si blloku evropian po neglizhon faktet në terren ndërsa po përqendrohet në mënyrë selektive te informacionet që përputhen me bindjet e tyre për sulmin terrorist të 24 shtatorit, për Hulumtuesin e lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) me seli në Uashington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leon Hartwell, është tejet shqetësues.

“Shumë përpara sulmit terrorist në Banjë, zyrtarët e BE-së dukej se kishin arritur në përfundimin se, Vuçiç ishte një forcë stabilizuese në Ballkanin e paqëndrueshëm pavarësisht nga tendencat e tij autoritare. Politologët shpesh përdorin termin ‘stabilokraci’ për të përshkruar regjimin e tij – një term që i referohet një qeverie autokratike që merr mbështetjen perëndimore për shkak të besimit të rremë se ajo siguron stabilitet rajonal, pavarësisht nga deficitet e saj të brendshme demokratike”, thotë Hartwell për Albanian Post.

Me konstatimin se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po demonstron mosgatishmërinë e tij për t’u angazhuar në mirëbesim në procesin e dialogut dhe gatishmërinë për të destabilizuar situatën e sigurisë në rajon, Hartwell, në një intervistë për Albanian Post sugjeron se politikëbërësit perëndimorë duhet të jenë thellësisht të shqetësuar sepse de-stabiliteti në Ballkan ka një tendencë të përhapet përtej rajonit.

“Ka ardhur koha për një rivlerësim të thellë të diplomacisë perëndimore në Ballkan”.

Intervista e plotë e Leon Hartwell për Albanian Post: 

“Ta themelosh Asociacionin në këmbim të asgjëje është absurde”, intervistë me studiuesin Leon Hartwell

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore