Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar të hënën masën e paraburgimit prej 1 muaji (30 ditë) ndaj të arrestuarit të katërt për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, të mërkurën e 29 nëntorit, në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet, përkatësisht në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve/materieve plasëse”, ndërsa në njoftimin e gjykatës, ndër të tjera, bëhet e ditur se presoni në fjalë ua ka shitur armën kryesve të krimit.
Në njoftimin e gjykatës të publikuar në “Facebook” të hënën, thuhet se i dyshuari ia kishte shitur armën bashkëshortit të viktimës, i cili pastaj ia kishte dhënë dorasit për të cilën dyshohet se është përdorur për vrasjen e 30-vjeçares. Ajo ishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës – tani të ndjerës L.M”.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe organizatori i vrasjes, akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, dorasi i identifikuar nga Policia e Kosovës, Granit Plava, akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kushtrim Kokalla, akuzohet për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.
Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur shumë reagime, përfshirë nivelet e larta shtetërore dhe shoqërinë civile për shkak se krimi ka ndodhur pikërisht në kohën kur në Kosovë po zhvillohej fushata kundër dhunës ndaj gruas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel