Kosova

Rashiç: Largimi i serbëve solli pasoja – Lista Serbe ka ndërtuar “murin” e Berlinit si mburojë për mosbashkëpunim


Ministër për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës ka sjell shumë pasoja.

Duke përmendur Listën Serbe si nxitëse të dorëheqjeve ai ka theksuar se personalisht ka bashkëpunuar me këtë parti me ndikim në Veri, por që sipas tij, krerët e saj kanë ndërtuar “murin” e Berlinit si mbrojë për mosbashkëpunim.

“Është ndërtuar një mur, muri i Berlinit, kam qenë i vetmi për largimin e murit. Ne nuk kemi fituar asgjë”, tha Rashiç në Qendrën Mediale në Çagllavicë ku është mbajtur debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”.

Ai ka theksuar se me largimin e tyre kanë humbur profesionistët dhe tash po mungojnë nëpunësit e licencuar dhe të kualifikuar.

“Ata që janë larguar nga institucionet, nuk është dashur që të largohen. Nuk e di a kanë mundësi që të kthehen serbët në Veri të Kosovës. Së pari ne kemi humbur njerëzit dhe kohën, nuk kemi nëpunës të cilët janë të licencuar, duhet t’i kthemi vetvetes me aq sa kemi më atë të veprojmë”, shtoi ai.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës vitin e kaluar çoi në një sërë krizash në rajonin ku jeton popullata shumicë serbe.

Përveç punëtorëve në gjyqësor, polici dhe administratë, dorëheqje kanë dhënë edhe katër kryetarë komunash në veri nga radhët e Listës Serbe.

Më pas, në fund të majit 2023, në pushtet erdhën kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata vendase serbe, sepse sërish me ftesë të Listës Serbe, i bojkotuan zgjedhjet e prillit.

Megjithatë, Lista Serbe në mes të tetorit ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës, edhe pse nuk janë plotësuar kushtet e mëparshme për kthim apo pjesëmarrje në institucionet e Kosovës.

Largimi i serbëve nga institucionet rrezikon kthimin e strukturave paralele

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore