Kurti: Unë kurrë s’do ta kisha nënshkruar draft-statutin, por mu tha se situata është urgjente dhe shansi është unik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur përsëri për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Kosova e pranoi më 26 tetor.
Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka shpjeguar se pse nuk ka pranuar që Kosova ta shkruaj një draft-statut të Asociacionit, pas takimit të 2 majit në mes të tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel ku Ekipi Menaxhues i udhëhequr nga deputetja, Danijela Vujiçiç, kishte prezantuar draft-statutin e Asociacionit.
“Jam i bindur që po të kisha shkruar unë një draft-statut, ndërmjetësit do të vinin me një mesatare aritmetikore midis Danijela Vujiçiç edhe meje si kryeministër i Kosovës dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme”, ka shpjeguar ai.
Prandaj në këtë çështje, sipas tij, ai ka theksuar se duhet të diskutohen parimet e tij mbi draft-statutin.
Kësisoj Kurti ka potencuar se pas insistimit të tij emisarët evropiano-amerikanë kanë ardhur me një draft-statut, i cili njëmend akomodon këto principe mbi të cilat ka insistuar ai – Kushtetua e Kosovës, Letra e Mogherinit dhe OP-ED i Chollet e Escobar.
“Unë nuk e kam pranuar draft-statutin, unë kurrë nuk do ta kisha nënshkruar draft-statutin, por kur mu tha mua nga krerët evropian se situata është urgjente dhe shansi është unik, unë thash prisni pak. Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Zbatimit unë e kam pranuar nëse dëshironi në paketë le ta bëjmë. Dhe unë e pranoj si pjesë të paketës, ndonëse i kam dhënë vërejtjet e mia, para dy ditëve”.
Në tendencën e Kurtit për të sqaruar se çfarë përmban drafti i statutit për Asociacionin që ka pranuar në Bruksel, ai nuk ka arritur të zbulojë diçka konkrete, përveç se tha është i mirë dhe nuk është Zajednicë.
“Dokumenti më dha përshtypjen e një iniciativë më serioze që nuk e kisha takuar më parë. Njëjtë për nga rëndësia më bëri përshtypje fakti që zyrtarë të lartë ishin marrë me tekstin e statutit. Më thanë se hartimin e kanë bërë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe më thanë se është në përputhje me Ligjet e Kosovës”, deklaroi Kurti.
“Nga një kënd procedural, unë nuk dua të jap tani një qëndrim juridik për përputhshmërinë e draftit me Kushtetutën, atë e jep Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, si udhëheqës i Qeverisë dhe si politikan dua ta them një këndvështrim për draftin”.
“E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërpretë trashëgiminë mos njohjes që ishte çimentuar në marrëveshjet paraprake. Serbët do të jetojnë në përputhje me asiparata e shtetit dhe pa qëllim dëmtues”.
“Kjo qartazi nuk është Zajednicë, ashtu siç ishte më parë. Sepse atëherë nuk do ta diskutoja. E dyta, në vlerësimin tim politik bëhet e qartë që mekanizimi që do të themelohet do të ketë karakter bashkëpunues. Nuk ndërhynë në kompetenca të askujt. E mbyll hapësirën e Serbisë që t’u projektojë të ardhme jashtë Kosovës. Drafti e bën të qartë që vendi është republika e Kosovës dhe e ardhmja është bashkëjetesa”.
“Unë iu thash ndërkombëtarëve që drafti që kam pranuar nuk do të ishte i tillë po ta shkruaja unë. Ajo çfarë ata kanë sjellur nuk është çfarë do të shkruaja unë. Nga sa kam parë shkrimi është me kujdes për germën sesa për frymën e Kushtetutës. Gjatë bashkëbisedimit aty është theksuar nevoja e urgjencës gjeopolitike”, deklaroi Kurti.
Kurti ndër të tjera ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se draft statuti i Asociacionit që e ka pranuar është i shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës së Kosovës, por nuk është aq i sigurt që edhe për frymën e saj.
“Leximi ynë është që draft propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10 është shkruar me kujdes për germën e kushtetutës, më shumë se sa për frymën”, deklaroi në Kuvendin e Kosovës pasi është thirrur për sqarime shtesë rreth asaj që ka pranuar.
Megjithatë, Kurti përsëriti se plani i sjellur nga ndërkombëtarët “parasheh që pasi të pranohet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.
Kurti u lëvdua se megjithatë solli njohjen de facto.
“Marrëveshja Bazike dhe aneksi në 5 nenet e para e ka njohjen de facto.
Vetëm një nen ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i kaluar. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm me nenin 10 për marrëveshjet e kaluara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi