Kosova

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit në Veri


Malli i kontrabanduar

Policia e Kosovës, këtë të marte, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Veri të Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar:

“20 Iphone 14, 10 Iphone 14 PRO dhe 10 Iphone 14 PRO MAX”, janë gjetur në veturë ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Policia e Kosovës, sipas komunikatës, mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore