Shoqata e Profesionistëve të Tenisit për kategorinë e meshkujve (ATP), njofton se “ATP Tour” do të mbahet në datat 1-5 shkurt në Melburnë të Australisë.
Janë 12 vende pjesëmarrëse, midis dyre dhe dy finalistët e vitit të kaluar Serbia dhe Spanja, së bashku me dy super tenistët, Novak Djokoviç-i që është dhe numëri një i tenisit në botë dhe numëri dy i tenisit botëror, Rafael Nadal-i.
Serbia në këtë kupë do të përfaqësohet nga Novak Djokoviç-i, Dusan Lajoviç-i, Filip Krajinoviç-i dhe Nikola Caçiç-i.
Spanja përfaqësohet nga Rafael Nadal-i, Roberto Bautista Agut-i, Marcel Granollers-i dhe Pablo Carreno Busta-s.
Argjentina ka përfaqësues të saj Diego Schwartzman-in, Guido Pella-n, Horacio Zeballos-in dhe Maximo Gonzalez-in.
Italia përfaqësohet nga katërshja Matteo Berrettini, Fabio Fognini, Simone Bolelli dhe Andrea Vavassori.
Austria ka si përfaqësues të saj Dominic Thiem-in, Dennis Novak-un, Philipp Oswald-in dhe Tristian-Samuel Weissborn-in.
Japonia përfaqësohet nga Kei Nishikori, Yoshihito Nishioka, Ben McLachlan-i dhe Toshihide Matsui.
Rusia përfaqësohet nga Daniil Medvedev-i, Andrey Rublev-i, Aslan Karatsev-i dhe Evgeny Donskoy.
Franca në katërshen e saj përfaqësuese ka Gael Monfils-in, Benoit Paire-n, Nicolas Mahut-in dhe Edouard Roger-Vasselin.
Greqia përfaqësohet nga Stefanos Tsitsipas-i, Michail Pervolarakis-i, Markos Kalovelonis-i dhe Petros Tsitsipas-i.
Kanadaja ka si përfaqësues Denis Shapovalov-i, Milos Raonic-i, Peter Polansky dhe Steven Diez-i.
Gjermania ka përfaqësues Alexander Zverev-in, Jan-Lennard Struff-in, Kevin Krawietz-in dhe Andreas Mies-in.
Australia vendase ka në organikën e saj Alex de Minaur-in, John Millman-in, John Peers-in dhe Luke Saville-n
Kupa do të zhvillohet në “Melbourne Park”, së bashku dhe me dy ngjarjet e tjera të ATP 250, që do të mbahen javët e para të Australian Open. Ndërsa shorti përzgjedhës do të hidhet në 20 janar, ku të 12 ekipet do të ndahen në katër grupe, me nga tre ekipe, me sistem vajtje-ardhje dhe katër kryesuesit e grupeve do të kalojnë në gjysëm-finale./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë