Kosova

BE-ja dënon sulmin e bandave të armatosura në veri: Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë


Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka dënuar ashpër sulmin e bandave të armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë në pjesën veriore të Kosovës e banuar me shumicë serbe – ndaj Policisë së Kosovës ku për pasojë ka mbetur i vdekur një zyrtar policor dhe janë plagosur dy të tjerë.

“Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ka lënë të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Borrelli.

“Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik nga vijimësia e akteve armiqësore rreth Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka shtuar kruediplomati evripian në një komunikatë për media, derisa bërë thirrje që palët e angazhuara në terren të punojnë drej de-përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore kosovare afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i ka ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë dhe situata të përmbyllet në mënyrë të qetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore