Ragmi Mustafi është politikani i dytë nga Lugina e Preshevës që emërohet këshilltar në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ish-Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Serbi është emëruar këshilltar i Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndërsa, Albanian Post nga burimet e veta merr vesh se nesër pritet që të bëhet edhe zyrtarizmi i emërimit të Mustafit.
Mustafi nuk është politikani i vetëm nga Lugina që shërben në Qeverinë e Kosovës.
Më herët, edhe ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ishte emëruar këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe, këtë të mërkure, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me shumicë votash ekzekutivi kosovar ka ndarë 254 mijë euro për nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-24.
Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se “ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”.
“Për këtë, propozoj që të aprovojmë kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të ndajmë mjete në shumën prej 254 mijë euro për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë”, tha Kurti.
Ndahen mbi 200 mijë euro për pajisjen e nxënësve me libra në Luginë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel