Iggy Azalea shpjegon letrën mbështetëse për Tory Lanez, përpara dënimit të tij për plagosjen e Megan Thee Stallion
Rep artistja australiane, Iggy Azalea ka shpjeguar arsyet se pse e kishte dorëzuar një letër mbështetjeje në drejtim të rep artistit, Tory Lanez, i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie për plagosjen e yllit të hip-hop-it Megan Thee Stallion në vitin 2020.
Azalea paraqiti një letër rekomandimi në emër të Lanez, me emrin e vërtetë Daystar Peterson, ndërsa gjyqi veç ishte planifikuar të mbahej këtë javë, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
Letra e yllit të hitit “Team”, është një nga 76 letrat e rekomandimit që janë dorëzuar në emër të Peterson.
Azalea shpjegoi pse e dorëzoi letrën në Twitter, duke shkruar në një postim – “Unë nuk jam në mbështetje të hedhjes së ndonjë jete [siç] nëse mund të japim dënime të arsyeshme që janë rehabilituese. Unë mbështes reformën e burgjeve”.
Ajo gjithashtu tha se kishte përshtypjen se letra e saj ishte menduar vetëm për gjyqtarin dhe se ajo nuk do të zbulohej publikisht.
Rep artisti, Tory Lanez u dënua me dhjetë vjet burg të martën më 8 gusht nga një gjykatë në Los Anxhelos pasi qëlloi këngëtaren Megan Thee Stallion në këmbë gjatë një debati në vitin 2020.
Ai u shpall fajtor në dhjetor për sulm me armë gjysmë automatike, armëmbajtje pa deklarim dhe pakujdesi.
Rasti u pa si simbol i seksizmit të vazhdueshëm në hip-hop dhe mosbesimit afrikano-amerikan ndaj policisë.
Ajo daton në korrik të vitit 2020 dhe e gjen origjinën e saj në një debat mes dy ish-të dashuruarve pas një mbrëmjeje tepër të dehur me modelen, Kylie Jenner.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Ilaçi për kancerin e gjirit ndihmoi në vonimin e rikthimit të sëmundjes
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Mbretëresha e internetit është një foshnjë hipopotami që quhet “Moo Deng”
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel