Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë “është një e keqe e domosdoshme për autoritetet në Prishtinë dhe Beograd”.
“Hapja e krizave të reja u shërben atyre për të krijuar një ‘realitet të ri’, dhe ky interpretohet me synimin kryesor për të qëndruar në pushtet. Marrëveshja dhe normalizimi i shoqërive dhe marrëdhënieve të tyre ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është vetëm një e keqe e domosdoshme për këto autoritete”, tha Janjiç për Qendrën Mediale të Beogradit.
Sipas tij, në këtë lloj politike, “marrëveshja përfundimtare mund të jetë vetëm zgjidhja përfundimtare ose eliminimi i tjetrit”, duke shtuar se “kjo krijon rrethana në të cilat pala e tretë (QUINT-i) detyrohet të marrë iniciativën për zvogëlimin e dëmit, gjë që lind detyrimin për krijimin e kornizës për veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë”.
“Për shkak të gjithë kësaj, duhet pritur që spiralja e krizës të ngrihet në një nivel më të lartë dhe të përfshijë gjithnjë e më shumë probleme dhe aktorë të përfshirë. Tani për tani, duket se qeveria serbe me sulmet e demonstruesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it të NATO-s, si dhe me paralajmërimin se do t’i drejtohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka arritur në kufirin ku e njohin synimin për militarizimin e mëtejshëm të krizës dhe futjen në lojë të Rusisë dhe Kinës”.
Por, sipas Janjiç-it një gjë e tillë “do të rrezikonte interesat e QUINT-it dhe të vetë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e gjendjes aktuale të ‘paqes së papërfunduar’”.
“Përgjigja e mundshme do të jetë rritja e kapaciteteve dhe bashkëpunimit për të parandaluar ose kontrolluar konfliktet e mundshme të armatosura. Në një kuptim politik, kjo inkurajon një rishqyrtim të fushëveprimit dhe formatit të përgjithshëm të dialogut të Brukselit aktual”.
Ndërkaq, ai shtoi se ka gjithnjë e më shumë zëra për përfundimin e kësaj faze të dialogut me anë të një Konference Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve (pra për stabilizimin e paqes dhe zhvillimit) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një propozim i bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Mbledhësi apo lehtësuesi i konferencës do të ishte Komisioni Evropian, kurse garantues për zbatimin e zgjidhjes së dakorduar do të ishin BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe, NATO dhe Kosova e Serbia”, shpjegon Janjiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel