Shqipëria

Durrës: Sekuestrohen rreth 1 kilogramë kokainë/Në pranga bab e bir


Policia Rajonale e Qytetit Durrës, ka lajmёruar goditjen e njё rasti tё tentativёs tё shpёrndarjes dhe trafikimit tё lёndёve narkotike tё forta.

Nё finalizim tё operacionit tё quajtur “Tapiza”, u sekuestruan 1 kilogramё e 30 gramё kokainё, si dhe u arrestuan nё flagrancё tre poseduesit e saj.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas. Policia arriti të ndalojë mjetin tip “Volkswagen”, duke kryer në këtë mënyrë arrestimin e autorëve.

Automjeti  drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, i cili shoqёrohej nga i ati i tij, L.L. po ashtu pjesё e grupit kriminal.

Nёn arrest u vendos dhe pasagjeri tjetёr, A.B. 27 vjeç, banues nё Tiranё dhe i dёnuar mё parё pёr veprёn penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatё kontrolleve pёr parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, forcat policore zbuluan nё kroskotin e makinёs lёndёn narkotike e tipit kokainё.

Prokuroria e Rrethit Gjyqёsor Durrёs ka lajmёruar vijimin e punёs pёr identifikimin dhe kapjen e personave tё tjerё tё pёrfshirё nё veprimtarinё kriminale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore