Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se të hënën ka propozuar në procedure parlamentare ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, derisa ka kërkuar të ndëshkohet dhe dënohet çdokush që i shkelë ato.
Ai ka thënë se ky ligj përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive në përputhje me standardet më të larta, ndërsa ka shtuar se ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim.
“Risi e veçantë e këtij propozimi ligjor janë dispozitat ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë normat e tij, në krahasim me ligjin aktual i cili fare nuk përmban dispozita ndëshkuese, që praktikisht respektimin e të drejtave të pakicave e ka lënë në mëshirën dhe disponimin politik të qeverisë qendrore”, ka shkruar deputeti Kamberi.
Pikat kryesore që përmban ky propozim, i cili, siç njoftoi deputeti Kamberi, ka gjetur mbështetje prej dy deputeteve të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe një deputeti të pakicës ukrainase, parasheh ndër të tjera ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të drejtën për përdorimin zyrtar të gjuhës.
“Ruajtja e identitetit, traditës dhe veçantive; Të drejtat në arsim – me të drejtën e krijimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe domosdoshmërinë që në tekstet shkollore të historisë, artit e kulturës së paku 50% e lëndës të jetë nga histroia e kultura kombëtare e pakicave”, ka shkruar deputeti Kamberi.
“Të drejtën e patjetërsueshme të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit; Të drejtën e pakufizuar të përdorimit të simboleve kombëtare; Të drejtën për përfaqësim proporcional dhe adekuat në gjyqësor; Të drejtën për përfaqësim adekuat e proporcional në organet shtetërore”, ka shtuar ndër të tjera ai.
E pikat e tjera që parashihen me këtë propozimit të deputeti shqiptar në parlamentin serb janë edhe e drejta e pakontestueshme për bashkëpunim me shtetin amë dhe krijimin e një fondi të veçantë për zhvillimin e komunave të pazhvilluara në Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi