ShSKUK-ja për sulmet ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës: Do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), rreth sulmeve që kanë ndodhur të mërkurën në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, ku janë sulmuar gazetarët ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Përmes një komunikate për media nga ShSKUK-ja është thënë se garantojnë “bashkëpunim të plotë me gazetarët”.
“Menaxhmenti i ShSKUK-së, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës”.
“ShSKUK, e dënon veprimin e të punësuarve të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe medieve, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët”, thuhet në komunikatën e tyre.
Nga ky shërbim është thënë se deri në publikimin e videos nga mediat, s’kanë qenë të informuar për pengimin e punës së gazetarëve.
“Së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës”, thuhet tutje në reagim.
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka ndaluar operacionet me arsyetimin se temperaturat në vend aktualisht janë tejet të larta.
Ky vendim nga Spitali i Gjakovës ishte marrë në takimin e Këshillit Drejtues të Spitalit të mbajtur me 6 korrik.
Në vendimin e miratuar thuhej se ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve vjetore, temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve optimale për punë.
Nga spitali është thënë se që nga 7 korriku në sallat operative pranohen vetëm raste urgjente, deri në një vendim tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi