Stil

Elizabeth II anulon të gjitha mbledhjet e kopshtit në vitin 2021


Mbretëresha ka anuluar të gjitha mbledhjet në kopshtin mbretëror në Londër dhe Edinburg për tërë këtë vit, njoftoi Pallati Buckingham.

Vendimi u mor si pasojë e vështirësive në planifikimin e ngjarjeve mes bllokimeve dhe rregullave të reja të koronavirusit.

Mbledhjet në kopështin mbretëror janë një mënyrë për të nderuar dhe falenderuar anëtarët e publikut që kanë shkuar.

Ato shërbejnë edhe për organizmin  e bamirësive në ndihmë te komuniteteve lokale.

Mbledhjet e kopshtit mbretëror janë gjithashtu një mjet për të falënderuar ushtarakët dhe diplomatët e pranishëm.

Zakonisht ka katër  mbremje çdo vit, të mbajtura në verë.

Mbretëresha normalisht mirëpret më shumë se 30 mijë të  ftuar  çdo vit për të kaluar një pasdite vere në kopshtet e Pallatit Buckingham ose ne Holyroodhouse.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore