Pak çaste para votimit për heqjen e imunitetit të deputetit dhe hapjes së rrugës së arrestimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ish-ministri, Arben Ahmetaj, ka reaguar sërish.
Në një postim në median sociale, Ahmetaj i është drejtuar të gjithëve, qytetarëve, miqve, armiqve, dhe votuesve të Partisë Socialiste.
Por si fillim, për të është e rëndësishme që të sqarojë se nuk është arratisur, por ka ikur “për arsye serioze familjare”.
Ai ka një shpresë që Drejtësia e Re (pra Reforma në Drejtësi e vitit 2016) që Ahmetaj e ka mbështetur dhe votuar “me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës”.
Në shkrimin e tij ish-zyrtari i lartë i Qeverisë zgjedh të citojë disa fjalë të thënë nga vetë avokati mbrojtës në Këshillin e Mandateve.
“Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”.
Nuk e la me kaq.
Një citim tjetër u duk i nevojshëm për Ahmetajn që të sillet edhe sot, kur vendoset fati i tij.
“E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”, një thënie e vjetër nga Franca, që e sjellë në këtë situata lë shumë vend për interpretim.
Ish-zëvendëskryeministri ka zgjedhur edhe të falënderojë ata që e votuan që nga viti 2005.
Ai përmend disa reforma të ndërmarra nga ai sa ishte në Qeveri dhe thotë se është munduar të bëj më të mirën.
“Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë”.
Falënderimet nuk kanë munguar as për kolegët e tij, qoftë të mazhorancës apo edhe opozitës.
Por teksa i falënderon, ai thotë se i mirëkupton “për nxitimin e treguar këtë javë”.
“I mirëkuptoj për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”.
Të gjithë situatën e krijuar, Ahmetaj thotë se e ka përjetuar me një mori emocionesh: diku me qetësi, diku me buzëqeshje të brendshme dhe diku me revoltë të brendshme.
Ish- ministri i Ekonomisë dhe Financave madje ka akuzuar një media kombëtare, emrin e së cilës nuk e thotë për “përndjekje”.
Në të gjithë tekstin e gjatë të shkruar nga Ahmetaj janë disa pika që ai do të donte t’i sqaronte qytetarët.
Si fillim ai thotë se njohja me bosët e inceneratorëve ishte kur të ata ishin njerëz normal në punën e tyre pa akuza.
“Nuk e di e s’marr përsipër të bej gjyqtarin, për çfarë ka bërë në jetë ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dikë që ndoshta drejtësia e akuzon, të bën te akuzuar apo bashkëpunëtor”.
Pika e dytë është pasuria e ish-bashkëshortes së tij, për të cilën thotë se ka shitur metra katrorë, pronë e deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë, në treg të lirë.
Më tej Ahmetaj shkruan se bashkëjetuesja e tij dhe familja e saj ka blerë pronë ne Hamallaj, me transaksion të pastër e të verifikuar bankar.
Ahmetaj thotë se nuk ka bërë shkelje as me inceneratorët.
Në përfundim të shkrimit të tij thotë se ka marrë kërcënime, dhe se i kanë thënë se e duan burg.
Edhe një herë i ka kërkuar të falur votuesve.
“Zoti e di të vërteten, që unë do mundohem ditë pas dite ta nxjerr”.
To be continued…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel