Kosova

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit të Kosovës


Kuvendi i Kosovës.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa e opozitarëve është që seanca të mbyllet kjo vjen pas përleshjeve në Kuvendin e Kosovës duke thënë se “kjo seancë nuk mund të vazhdoj në kushte normale”.

Madje shefi i grupit parlamentare nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se kanë “nevojë që situatë të qetësohet”.

Kryetari i Kuvendit, bëri edhe një përpjekje para deputetëve që seanca të vazhdoj.

“Ky vullneti ynë prej anës time është që duhet të tejkalohet kjo, por në varet nëse dy palët dëshirojnë ta kalojnë”.

“Unë po e shoh mazhorancën që dëshiron të tejkalohet kjo situatë”.

“Momentumi dhe vullneti është që t’i tejkalojmë këtë. Kryeministri e pati mirëkuptimin time që të heqtë dorë dhe pastaj të kalojmë në një dimension të jetës tonë parlamentare”.

“Kjo që jua shpjegova është versioni më racional, unë nuk po flas prej pozicionit të asnjë grupit parlamentare, mendoj që qytetarët janë duke e pritur këtë veprim nga ne”, deklaroi Konjufca.

Nga opozita u tha se dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje, Konjufca replikoi duke thënë se “në zgjedhje shkojmë kur të dëshironi”.

Pas kësaj deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore