Kosova

Borrell mirëpret angazhimin e Kosovës për de-eskalim: Presim hapa të mëtejshëm


Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tij në “Twitter”, ka mirëpritur hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndërsa ka shtuar se presin edhe hapa të tjerë në këtë drejtim.

“Përshëndes angazhimin e Kosovës për marrëveshjen që arritëm në hapat fillestarë për de-eskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë përparimin në këtë drejtim”, ka shkruar kryediplomati evropian në llogarinë e tij.

Ai ndër të tjera ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, së bashku me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kosova ёshtё pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me shumicё serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së vjen pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё BE-së pёr dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

Hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e territorit të banuar me serbë etnikë pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn prej 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore atje.

Po ashtu, kryenegociatorёt e Kosovёs dhe Serbisё – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – do tё ftohen nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit tё Marrёdhёnieve, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve, ndёrsa kёto veprime do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore