Teknologji

IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio


IBM ka njoftuar se do të investojë 4.6 miliardë dollarë për të blerë kompaninë softuerike Apptio nga Vista Equity Partners.

Me këtë blerje, IBM synon të shtojë kapacitetet e saj në fushën e inteligjencës artificiale (AI) dhe softuerëve të automatizimit të teknologjisë informative (IT).

Apptio ofron mjete financiare dhe operacionale për menaxhimin dhe optimizimin e infrastrukturës IT.

Apptio ka një bazë të gjerë klientësh, duke përfshirë kompani të mëdha teknologjie si Amazon, Microsoft dhe Google.

Kjo akvizicion tregon përkushtimin e IBM për të investuar në teknologjitë e reja dhe zhvillimin e produkteve inovative në fushën e AI dhe IT, duke përmirësuar kështu aftësitë e saj për të shërbyer klientët në mënyrë më efikase dhe për të qëndruar konkurruese në tregun e teknologjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore