Sport

D’Ambrosio shkruan mesazh pas largimit nga Inter-i


Danilo D’Ambrosio ka shkruar një mesazh të gjatë dhe emocional lamtumire për tifozët e Inter-it pas lajmeve se ai do të largohet pas një periudhe nëntëvjeçare me klubin që ka mbështetur që nga fëmijëria.

D’Ambrosio, i cili fillimisht iu bashkua Inter-it në një marrëveshje lojtarësh plus para në janar të vitit 2014, vazhdoi të bënte 285 paraqitje në të gjitha garat për zikaltrit, ishte pjesë e skuadrës fituese të Scudetto-s në sezonin 2020-21 dhe gjithashtu fitoi dy Coppa Italia.

Këtë të enjte, mbrojtësi 34-vjeçar ndau mendimet e tij me mbështetësit e Inter-it në Instagram.

“Do të kisha dashur ta mbyllja karrierën me ekipin që kam mbështetur përgjithmonë, por kjo nuk ishte e mundur, turp!”, shkruan D’Ambrosio në Instagram.

“Interi për mua do të thotë familje. Familje, si ajo që zgjodhëm unë dhe gruaja ime dhe donim të rrisnim pikërisht këtu, në vendin ku u rritëm. Duke e dashur këtë fanellë dhe duke përjetuar gëzimet dhe dhimbjet gjatë veshjes së saj”, shtoi D’Ambrosio.

 

“Familje, si ajo e përbërë nga gjithë skuadra e Inter-it me të cilën punojmë ditë pas dite për ta vendosur klubin aty ku e meriton dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë në këtë drejtim”.

“Ka qenë një rrugëtim dashurie, pasioni, përkushtimi, guximi dhe përulësie. Gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Inter-it. Një udhëtim shumë emocionues për mua dhe familjen time dhe jam i sigurt se do të jetë një pjesë e jetës sonë që do ta mbajmë përgjithmonë në zemrat tona”

“Faleminderit për ata që më kanë mbështetur dhe vlerësuar gjithmonë, për ata që ndryshuan mendje dhe për ata që nuk e bënë, sepse të gjithë kontribuuat në rritjen time profesionale dhe më bëtë një njeri më të ekuilibruar”, ka shkruar Danilo D’Ambrosio në Instagram.

Kujtojmë që D’Ambrosio numëron 284 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Inter-it, prej të cilave ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 20 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore