Arabia Saudite ka propozuar një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Yemen.
Ky pakt sugjeron një armëpushim midis qeverisë së Yemen-it, e cila mbështetet nga sauditët dhe rebelëve Houthi, të cilët përkrahen nga Irani.
Plani gjithashtu përfshin rihapjen e disa rrugëve ajrore dhe detare. Këto të fundit janë jetësore për tregtitë e këtyre vendeve. Rifillimi i negocimeve politike është gjithashtu thelbësor.
Nga ana tjetër, rebelët Houthi kanë thënë se kjo ofertë nuk është e mjaftueshme. Bllokada e rrugëve ajrore dhe detare duket se do të qëndrojë ende.
Propozimi u prezantua nga ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i cili ua drejtoi konkretisht rebelëve Houthi.
Sipas Farhan-it, “kjo marrëveshje mund të hyjë në fuqi menjëherë sapo të pranohet nga rebelët”.
Qeveria e Yemen-it, e njohur ndërkombëtarisht, është dakord me ofertën saudite. Por, Houthi-t, kanë dhënë sinjale se “nuk ka asgjë të re në këtë propozim”.
“Prisnim që Arabia Saudite të deklaronte fundin e bllokadës së porteve dhe aeroporteve. Gjithashtu një iniciativë për të lejuar kalimin e 14 anijeve që po mbahen peng nga koalicioni”.
Pavarësisht një qasjeje negative ndaj ofertës së çastit, shefi negociator i Houthi-ve, Mohammed Abdulsalam, tha për Reuters se “grupimi rebel do të vazhdojë bisedimet me sauditët, SHBA-në dhe ndërmjetësit e Oman-it për të arritur një marrëveshje paqeje”.
Sauditët ndërkohë kanë bërë me dije se kanë një koordinim me Kombet e Bashkuara për çështjen. Me SHBA-në gjithashtu.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi situatën në Yemen si “katastrofën humanitare më të madhe në botë”. Gjithashtu nga SHBA-ja është paralajmëruar një qasje e re në politikën e jashtme.
Vëmendja kryesore e tyre do të jetë zbatimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi