Shqipëria

Vrasje e dyfishtë në familjen shqiptare në SHBA, 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe më pas veten


Një ngjarje tronditëse është regjistruar në një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

49-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin Arben Gllafce ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 48-vjeçaren Arjana Gllafce.

Më pas, ai ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Huntertown.

Sakaq, policia e atjeshme ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë.

Referuar hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje.

Të dy u gjetën brenda një shtëpie në bllokun 12000 të Shearëater Run, pranë Lima Road, pasi një palë e tretë thirri Departamentin e Sherifit të Qarkut Allen për të raportuar se njerëzit atje kishin nevojë për kujdes mjekësor.

Dhe kur oficerët arritën në banesë, gjetën çiftin shqiptar të pajetë.

Ata kishin dy djem, një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene me aftësi të veçanta.

Ndërkaq, mësohet se familjarët e të dyve janë njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore