Kosova

Hoxhaj: Qeverinë Kurti e kemi parë – e papërgjegjshme, e paaftë, e paplan


Enver Hoxhaj, PDK

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës nuk pret asgjë nga qeveria e ardhshme e Albin Kurtit.

Kjo sepse, siç thotë Hoxhaj, e ka parë Kurtin një herë në qeverisje dhe nuk është impresionuar fare.

Sipas Hoxhajt, qeveria Kurti 1, ishte “qeveri e papërgjegjshme, e paaftë, e paplan, për t’i vlerësuar sfidat e brendshme dhe të jashtme”, ka deklaruar Hoxhaj në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme.

Koalicionin e Kurtit me listën e Vjosa Osmanit e ka quajtur “koalicion karrigesh”.

Për vetë Kurtin, Hoxhaj tha se tashmë po e sheh ndryshe.

“Unë e njoh gjatë dhe kam pasur mundësin që të bashkëpunoj me Kurtin. Ajo çfarë e kam dëgjuar çdo herë është se më shumë e kam pa te ky, shpeshherë, vetëdijen për tema të caktuara sesa njeriun, ndërsa sot më shumë e pash njeriun sesa vetëdijen. Prisja – pra një program të plotë të qartë. Ndërsa në ekspoze nuk pash plane konkrete”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore