Aplikacione

WordPress tani me AI


WordPress po prezanton një funksion të ri me inteligjencë artificiale, e quajtur “Jetpack AI Assistant”, që mundëson gjenerimin dhe redaktimin e tekstit.

Ky funksion është i disponueshëm falas për përdoruesit e WordPress.com për një kohë të kufizuar. Ata mund të përfitojnë nga 20 kërkesa falas dhe pasi të kenë shfrytëzuar shërbimet falas, ata mund të aktivizojnë një tarifë mujore prej 10 dollarësh.

I hate WordPress' new generative AI tool - and you should too | TechRadar

Funksioni “Jetpack AI Assistant” është prodhuar nga Automattic, kompania që zotëron WordPress.com dhe kontribuon në zhvillimin e platformës WordPress.

Automattic përshkruan këtë mjet si një “partner shkrimi”, që lejon përdoruesit të gjenerojnë përmbajtje të ndryshme sipas komandave të tyre. Ky funksion ofron përdoruesve mundësinë për të qenë më produktivë dhe të krijojnë përmbajtje cilësore më lehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore