Planet pёr rihapjen, më 29 mars, nё Greqi do tё shtyhen deri në njё stabilizim dhe rёnie graduale tё rasteve të infektuarve.
Sipas burimeve pranë kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, rikthimi i aktiviteteve thelbёsore ekonomike, tё tilla si shitja me pakicё dhe shkollat, do tё ndodhë në një moment tjetër.
Ndërkohë mediat greke njoftojnё se, “Nuk do tё aplikohen masa më të rrepta, por tani u takon qytetarëve të respektojnë ato ekzistuese. Në mënyrë që pjesa e fundit e pandemisë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me sa mё pak humbje të mundshme të jetëve tё njerëzve”.
Si zakonisht deri në fund të javës, lajmërohen vendimet qё merren nё bazё tё vlerёsimit tё të dhënave.
Profesori i Mikrobiologjisë në Universitetin e Atikës Perëndimore, Alkiviadis Vatopoulos, tha se është e vështirë hapja e shitjes me pakicë më 29 mars, ndërsa rastet kalojnë 2 mijё nё ditё.
Ministrat besojnë se nga maji, përkatësisht periudha e Pashkëve, peizazhi në vend do të jetë krejtësisht i ndryshëm dhe do ta bëjë periudhën aktuale, veçanërisht të vështirë, sipas parantezë përfundimtare.
Vaksinimi i grupeve më të prekshme të popullsisë në kombinim me përmirësimin e motit do të lejojë rifillimin total të ekonomisë dhe kthimin në një normal të ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Latifi: Qeveria e re në Maqedoni të Veriut ka zgjedhur të afrohet me Serbinë
-
Kandiç: Mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë s’është “terror” i Kurtit
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel