Rajoni

Brnabiç ankohet për protestat e opozitës: “Protesta kundër dhunës, por se dënoni dhunën”


Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar opozitën serbe për qëllimin e organizmit të protestave.

Brnabiç po “shqetësohet që opozita që organizon protesta kundër dhunës nuk e dënon dhunën”.

Arsyeja e organizimit të këtyre protestave është si pasojë e zhgënjimit me reagimin e autoriteteve serbe, pas dy ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në Beograd, ku brenda dy dite në muajin maj, mbetën të vrarë 18 persona.

Por, këto protesta po e shqetësojnë kryeministren Brnabiç, madje ajo akuzoi opozitën se me veprime të tilla ata janë duke tentuar sipas saj bllokimin e shteteve.

“Mos e bllokoni Gazelën, rrugët ndërkombëtare të udhëtimit, ju po bëni dhunë ndaj të gjithë qytetarëve të Serbisë, pse po i pengoni njerëzit të shkojnë te mjeku, fëmijët e tyre, të shkojnë në sport apo të mësojnë ndonjë instrument”, tha Brnabiç, transmeton media opozitare serbe Danas.

Këto veprime që i pretendon Brnabiç, sipas saj paraqesin “dhunë të drejtpërdrejtë”.

“Nuk më shqetëson protesta e Serbisë kundër dhunës. Nuk keni parë asnjë polic në rrugë. Pse një grup qytetarësh mendojnë se kanë të drejtë të vendosin se kush ku mund të lëvizë. Kjo më shqetëson”, shtoi ajo.

Ndryshe, opozita në Serbi, pas organizimit të tri protestave masive në Beograd, ka njoftuar se do të mbahet edhe protesta e radhës të shtunën e 27 majit.

Slogani i kësaj proteste do të jetë i njëjtë si i atyre paraprake: “Serbia kundër dhunës”.

Protesta e 27 majit do të mbahet një ditë pas “anti-mitingut” që ka thirrur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa, protestuesit serbë në protestën e të premtes bërtisnin: “Vuçiç, dorëhiqu”, dhe “Vuçiç, largohu”.

Po ashtu në një pankartë tjetër që po e mbanin protestuesit shkruante “Erë pranvere serbe”.

Në mesin e kërkesave tjera ka qenë dorëheqja e ministrit serb të Brendshëm, Bratislav Gashiç dhe e drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Aleksandër Vulin.

Ata janë duke kërkuar edhe zëvendësimin e trupit rregullativ për mediat elektronike, mbylljen e tabloideve që, sipas tyre, bëjnë thirrje për dhunë, dhe për tërheqjen e frekuencave për televizionet “Pink” dhe “Happy”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore