Udhëheqësit evropianë kritikuan vendimin e Turqisë për të hequr dorë nga një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar për të mbrojtur gratë nga dhuna. Ata i kërkuan Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të rishikojë këtë vendim.
Qeveria e Erdogan të shtunën u tërhoq nga Konventa e Stambollit, të cilën ajo e nënshkroi në 2011. Turqia u shpreh se ligjet e brendshme do të mbrojnë të drejtat e grave.
Marrëveshja e Këshillit të Evropës u zotua të parandalojë, ndjekë penalisht dhe eliminojë dhunën në familje dhe të promovojë barazinë.
Vrasjet e grave në Turqi, janë rritur vitet e fundit. Mijëra gra protestuan të shtunën e 21 marsit kundër lëvizjes së qeverisë në Stamboll dhe qytete të tjera.
Gjermania, Franca dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar Ankaranë për çështjet e të drejtave.
Josep Borell, shefi i politikës së jashtme, u shpreh se ky vendim rrezikon mbrojtjen e të drejtave themelore të grave dhe vajzave në Turqi. Gjithashtu sipas tij, dërgon një mesazh të rrezikshëm në të gjithë botën.
“Nuk mund të mos e nxisim Turqinë të kthejë vendimin e saj”.
Ndërsa, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila foli me Erdoganin një ditë para se Turqia të hiqte paktin shkroi në Twitter të dielën e 21 marsit se gratë meritojnë një “kornizë të fortë” ligjore për t’i mbrojtur ato.
Shumë konservatorë në Turqi shprehen se “pakti minon” strukturat familjare, duke inkurajuar dhunën.
Parisi tha se “tërheqja e Turqisë shënoi një regres në respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa Berlini tha se as kultura, feja dhe as tradita nuk mund të shërbejnë si një justifikim për të injoruar dhunën ndaj grave”.
Tensioni diplomatik vjen pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara javën e kaluar thanë se masa për të mbyllur partinë e tretë më të madhe të parlamentit, Partinë Demokratike të Popujve pro-Kurde (HDP), minoi demokracinë në Turqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel