Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashkëpunim me Zyrën e Presidencës, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, USAID dhe shumë partnerë zhvillimorë kanë shënuar Ditët e Tokës në Kosovë kjo me qëllim për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore.
Gjatë kësaj ngjarje është prezantuar një strukturë e papërfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i ricikluar dhe i rindërtuar njësitë njëpërdorimshëm plastike.
Gjatë pjesëmarrjes së saj presidentja Vjosa Osmani u shpreh se institucionet janë të përkushtuar që të punojnë për problemet që lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit.
“Ka një kohë që kemi filluar me aktivitete që janë për tokën. Në disa hulumtime që janë bërë të sfidave më të mëdha me të cilat jemi duke u përballur, ka rezultuar që probleme lidhen më ndryshimet klimatike, mbeturina, shpyllëzimin dhe ndotjen e ujit, këto e prekin edhe vendin tonë”.
“Një gjë duhet ta kemi të qarët në trajtimin e këtyre çështjeve vetë nuk mund të ja dalim, duhet të bashkëpunojmë. A kemi vullnet për të punuar në këtë drejtim, konfirmoj se po. A kemi resurse, konsideroj që na duhet bashkëpunim. Nuk ka asnjë alternativ tjetër. Të mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë, të mbrosh shëndetin, jetën dhe mirëqenien”, deklaroi ajo.
Edhe ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se fal partnerëve është arritur që të ketë zhvillime në përmirësimin e mjedisit ku jetojmë.
Teksa u shpreh se vendi ynë nuk ka qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar për fatkeqësitë natyrore sikurse vendet e tjera.
“Zhvillimet e pas luftës në Kosovë kanë qenë të shpejta. Sot po orientohemi drejt një qëndrueshmërie të duhur. Ne duhet t’i falënderojmë partnerët tanë, që na kanë ndihmuar shumë në draftimin e ligjeve që kanë të bëjë për mjedisin. E tëra është e pamjaftueshëm nëse nuk bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët”.
“Vendi ynë pavarësisht që po arrin t’i bëjë këto politika në mbrojtje të mjedisit, ne nuk kemi qasje në fondet e Kombeve të Bashkuar, jemi duke lobuar që të kemi qasje. Kemi vërshime e shumë probleme tjera, vendet e tjera marrin, fatkeqësisht ne duhet vetë që t’i mbulojmë këto me partnerët tanë”, tha ai.
Çështja e ndotjes së ajrit në Kosovë, ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi