Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat nga taksat mjedisore në vitin 2021 arritën në vlerën e rreth 58 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 24,5 për qind.
Kështu rezulton nga raporti i fundit mbi taksat e mjedisit në Shqipëri nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Taksat e energjisë, në strukturën e të ardhurave nga taksat mjedisore për vitin 2021, zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 84,62 për qind.
Ato pasohen nga taksat e transportit me 10,55 për qind, taksat e ndotjes me 4,71 për qind dhe taksat e burimeve natyrore me 0,12 për qind.
Në vitin 2021, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 3,13 për qind, duke pësuar një rritje me 0,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.
Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2021, përbëjnë 12,22 për qind të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,51 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.
Të ardhurat nga taksat e energjisë, gjatë vitit 2021, kanë shënuar rritje prej 26,90 për qind, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë shënuar rritje me 25,02 për qind.
Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes gjithashtu shënuan rritje me 13,29 për qind, ndërsa të ardhurat nga taksat e transportit kanë rritje prej 12,38 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një minimum i ri historik për euron ndaj lekut
-
Malaj prezanton rishikimin e buxhetit: Nevojë për të shtuar investimet në infrastrukturë, bujqësi, arsim e shëndetësi
-
Bankës kineze iu kërkua t’i dërgonte autoriteteve 11 milionë dollarë pasi themeluesi u zhduk
-
Prurjet nga remitancat arritën vlerën 268 milionë euro, sipas BSH-së
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel