Partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë deri me datë 6 mars, datë e cila përkon 50 ditë para datës së zgjedhjeve e përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor.
Përpara datës 6 mars, me 15 shkurt partitë kanë afatin e fundit kur duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu subjektet politike kanë 10 ditë kohë të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje me koalicion apo vetëm.
Pra, deri në 25 shkurt partitë duhet të vendosin nëse do të futen vetëm me listën e partisë, apo do të përfshijnë në të edhe nga kandidatë nga parti të tjera në koalicion.
Çështja koalicioneve ka të bëjë vetëm me opozitën pasi përfaqësues të maxhorancës janë shprehur se Partia Socialiste do të dalë me një listë të vetme.
Gjithashtu edhe disa parti të krijuara rishtazi, si ajo e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, kanë deklaruar se do bashkohen me një listë në betejën e 25 prillit.
Subjektet politike duhet të avancojnë me formalizimin e ekipeve me të cilat do të dalin para qytetarëve deri në datat e caktuara.
Numri i partive të regjistruara do të jetë tregues edhe për modelin e fletës së votimit, e cila, këtë radhë do të jetë më e komplikuar, meqë duhet të përmbajë jo vetëm emrat e partive që garojnë, por edhe të kandidatëve, të cilët po ashtu do të grumbullojnë vota personale sipas formulës së listave të hapura. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi