Napoli tani është vetëm katër pikë larg që të shpallet matematikisht kampion i Italisë – sukses ky që i mungon që plotë 33 vite.
Djemtë e Luciano Spalletti-t e mposhtën Juventus-in në mbrëmjen e kaluar me rezultat minimal 0:1, kështu duke shkuar në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, 17 më shumë se sa Lazio i vendit të dytë.
Pas fitores së mbrëmshme, kapiteni i Kosovës, njëherësh qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, postoi një fotografi në rrjetet sociale, duke shkruar “Do ta kujtoni këtë foto tërë jetën”.
View this post on Instagram
Në fotografinë e postuar janë i gjithë ekipi i Napolit në dhomat e zhveshjes së Juventus-it duke festuar së bashku.
Ndryshe, Rrahmani luajti për pak sekonda në këtë takim, pasi që kishte pasur lodhje në kohët e fundit dhe Spalletti vendosi ta pushojë.
Kapiteni i dardanëve ka qenë një nga figurat kryesore të Napolit në suksesin e titullit kampion, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet titullar, përveç se kur është vendosur të pushojë, apo kur ka qenë i lënduar.
Ai së bashku me Min-Jae Kim kanë qenë një dyshe fantastike e mbrojtjes së Napolit, duke qenë faktorë kryesorë së bashku me sulmin e ekipit, që Napoli të shpallet kampion këtë vit.
Se do ta fitojnë Scudetto-n, tashmë është edhe më shumë e besueshme edhe në qytet, ku në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, ishin mbledhur më shumë se 10 mijë tifozë për t’i pritur lojtarët në aeroport duke u kthyer nga Torino.
Pra, festa ka filluar dhe të gjithë po presin që napolitanët ta marrin trofeun në duar.
Nëse Napoli e mposht Salernitana-n në “Maradona Stadium” të shtunën e ardhshme dhe nëse Lazio dështon të mposht Inter-in të dielën, atëherë titulli veç se zyrtarisht do të jetë në Napoli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi