Kosova

Marrja e meritave nga Qeveria për liberalizim, Shasha: 94 kritere janë përmbushur nga të tjerët


Demush Shasha

Parlamenti Evropian ka miratuar të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje përmbyllen. Menjëherë pas këtij vendimi Zyra e Kryeministrit përveç që uroi qytetarët morri meritat për këtë vendim duke thënë se “falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit”.

Marrja në mënyrë të tërësishme të meritave nga ana e Qeverisë aktuale për liberalizimin e vizave, sipas Drejtorit të Institutit Epik, Demusha Shasha, nuk është e drejtë.

Kjo pasi që sipas tij, edhe nëse pranohet pretendimi i Lëvizje Vetëvendosje se fal punë së tyre u përmbush një kriter i mbetur pra sundimi i ligjit, prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbushë, por dikush tjetër.

“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër. Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, ka shkruar Shasha në rrjetin e tij social në Facebook.

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës e cila e quajti moment kyç përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët, derisa tha se falë punës së saj, u arrit zhbollikimi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në urimin e saj për aprovimin e vendimit për lëvizje të lirë të qytetarëve, meritat për këtë proces nuk i ka adresuar te ndonjë grupacion politik.

Sipas saj merita është e popullit të Kosovës, përkatësisht, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve.

“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore