“Të rënët janë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë”, Haradinaj kujton dëshmorët e Prishtinës
Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Marecit dhe masakrën në Makoc.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ Haradinaj ka thënë se prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e të Gollakut, ishte shndërruar në ditë krimi të paparë.
“Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët!”.
“Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë.
“Ajo mban emrin e secilit prej tyre”.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13 mijë persona dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1 mijë e 600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci: Përderisa grupi i Radojiçiç-it është i lirë, situata e sigurisë mbetet fragjile
-
Katër të rinjve serbë u caktohet masa e arrestit shtëpiak
-
Krasniqi thotë se s’ka institucione paralele të Serbisë më në Veri
-
BE-ja dhe KFOR-i dematojnë Osmanin, insistojnë që hapja e urës së Ibrit është çështje e dialogut
Lajmet kryesore
-
“Tentuan ta shkëpusin Veriun nga Kosova e t’ia bashkojnë Serbisë” – aktakuza e Speciales për Radojiçiç-in me bashkëpunëtorë
-
Pas dy muajsh protestë në aksin Thumanë-Kashar, pranohet kërkesa e banorëve për hyrje – dalje në zonat e tyre
-
Inflacioni në SHBA bie në 2.5% në gusht
-
Maqedonci: Përderisa grupi i Radojiçiç-it është i lirë, situata e sigurisë mbetet fragjile