Gjykata e Lartë Administrative e Suedisë rrëzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy protesta për djegien e Kuranit në shkurt, duke thënë se shqetësimet e rrezikut të sigurisë nuk ishin të mjaftueshme për të kufizuar të drejtën për të demonstruar.
“Autoriteti i policisë nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për vendimet e saj”, tha gjyqtarja Eva-Lotta Hedin në një deklaratë.
Djegia e librit të shenjtë të Islamit jashtë ambasadës së Turqisë në Stokholm në janar zemëroi myslimanët, duke shkaktuar javë protestash dhe thirrjesh për bojkot të mallrave suedeze dhe duke penguar ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Policia suedeze kishte refuzuar të autorizonte djegien e Kuranit jashtë ambasadave turke dhe irakiane në Stokholm në shkurt, duke thënë se protesta e janarit e kishte bërë Suedinë “një objektiv me përparësi më të lartë për sulme”.
Turqia ndihej e ofenduar ngaqë policia kishte autorizuar demonstratën. Ankaraja ka bllokuar ofertën e Suedisë në NATO për shkak të asaj që e percepton si dështim i Stokholmit për të goditur grupet kurde që i sheh si “terroristë”.
Politikanët suedezë kanë kritikuar djegiet e Kuranit, por kanë mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes.
Shërbimi Suedez i Sigurisë ndërkohë tha se pesë të dyshuar u arrestuan herët të martën në bastisje të koordinuara në qytetet qendrore Eskilstuna, Linkoping dhe Strangnas.
“Rasti aktual është një nga disa që Shërbimi Suedez i Sigurimit ka punuar në lidhje me djegien e Kuranit”, tha Susanna Trehorning, nënkryetare e njësisë kundër terrorizmit të shërbimit të sigurisë.
Ajo tha se të dyshuarit ishin të lidhur me “ekstremizmin islamik” ndërkombëtar.
Shërbimi i Sigurisë tha megjithatë se nuk besonte se një sulm kishte qenë i pashmangshëm.
Erdogan: Suedia nuk duhet të presë që Turqia të mbështesë ofertën e saj në NATO
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Mohamed Al Fayed nën akuza për përdhunimin e pesë grave, punonjëse të Harrods
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke