Lajme

Protestat masive, Netanyahu pritet të tërhiqet nga reforma


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të njoftojë se po ngrin legjislacionin mbi reformën në drejtësi në një deklaratë për mediat.

Kjo sipas televizioni shtetëror “Kan”.

Më herët, presidenti Isaac Herzog i bëri thirrje koalicionit të ndalojë legjislacionin e reformës në drejtësi pas një nate protestash të mëdha.

“Sonte pamë skena shumë të vështira”, tha ai në fjalimin e tij duke shtuar se emocionet janë të vështira dhe të dhimbshme.

“Një ankth i thellë po pushton njerëzit. Siguria, ekonomia, shoqëria – çdo gjë është e kërcënuar. Sytë e të gjithë popullit të Izraelit janë kthyer nga ju. Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë legjislacionin”, ishte thirrja e tij.

Protestat e mëdha vijuan në Tel Aviv gjatë natës të së dielës pasi Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për thirrjen që ky i fundit i bërë koalicionit qeverisës ku i kërkoi të ngrinte legjislacionin.

Pas shkarkimit të Gallant erdhi edhe dorëheqja e Konsullit të Përgjithshëm i Izraelit në New York Asaf Zamir, i cili e njoftoi në Twitter.

Në një postim të shkurtër në Twitter, Zamiri thotë se “Unë u largova”.

“Unë nuk mund të vazhdoj të përfaqësoj më këtë qeveri. Besoj se është detyra ime të siguroj që Izraeli të mbetet një fener i demokracisë dhe lirisë në botë”.

Më pas vetë avokati i kryeministrit Netanyahu, Boaz Ben-Zur, tha se do të ndalojë së përfaqësuari atë nëse reforma në drejtësi kalon.

Kundërshti ka pasur edhe brenda koalicionit, zyrtarë dhe ish oficerë të qeverisë apo ushtrisë.

Ndërkohë sot pritet një paralizim total i vendit, pasi janë organizuar greva në shumicën e shërbimeve.

SHBA-të thanë gjithashtu se ishin thellësisht e shqetësuar për zhvillimet dhe bëri thirrje për një kompromis.

Çfarë përfshin reforma?

Reformat përfshijnë plane që do t’i jepnin qeverisë kontroll të plotë mbi komitetin që emëron gjyqtarët.

Ato gjithashtu do ta bënin më të vështirë për gjykatat të largonin një lider që konsiderohet i papërshtatshëm për detyrë, gjë që ka zemëruar shumë njerëz që e konsiderojnë atë në interes të presidentit aktual, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me një gjyq të vazhdueshëm për korrupsion.

Netanyahu thotë se reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga publiku në zgjedhjet e fundit.

Pasi protestuan jashtë shtëpisë së Netanyahut, demonstruesit – shumë duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke përplasur tenxhere dhe tigan – më pas iu shmangën forcave të policisë për të mbërritur në parlamentin e Izraelit, Knesset.

Gallant është një ish-ushtar, i cili për javë të tëra ka dëgjuar nga rezervistët që ishin të pakënaqur me ndryshimin e propozuar të ligjit.

Në fillim të marsit, pilotët luftarakë në një skuadron elitë të Forcave Ajrore izraelite u zotuan të mos merrnin pjesë në stërvitje, në një protestë të paprecedentë kundër qeverisë.

Më vonë ata ranë dakord të merrnin pjesë dhe të zhvillonin bisedime me komandantët e tyre.

Gallant foli kundër ligjit të shtunën, ku tha se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite ishin të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Netanyahu – i cili ishte jashtë vendit në kohën e paraqitjes së Gallant në TV – tha se nuk kishte më besim tek ai si ministër i mbrojtjes.

Kryeministri dëshiron të kalojë legjislacionin e ri në parlament deri në fund të javës.

Dy politikanët janë anëtarë të së njëjtës parti Likud dhe ndërsa ish-ministri fitoi mbështetjen e disa anëtarëve të tjerë, të tjerë në ekstremin e djathtë kërkuan që ai të largohej.

Pasi u shkarkua, Gallant shkroi në Twitter për të riafirmuar se “Shteti i sigurisë së Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë misioni im i jetës”.

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e përshkroi shkarkimin e Gallant si “akt të ulët” për qeverinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore