Kosova

Tetë të vdekur dhe 553 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 553 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 649 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 534 pacientë, duke e çuar në 65 mijë e 594 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 273 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 78 mijë e 380 ku 11 mijë e 063 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 13 persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore