Shqipëria

Elbasan/ Kryemadhi: Ekipi është i të rinjve dhe të rejave


🕐12:37

Kryetarja e LSI ka vijuar prezantimet e kandidatëve të partisë së saj Elbasan. Ajo prezanton kandidatët Sindi Laloshi, Franko Akilja dhe Sindi Qafleshi.

Të tre janë studentë apo të rinj të cilët përfaqësojnë më së miri projektin e LSI-së për arsimin “mëso dhe fito”. Ky program konsiston në rritjen e pagës së mësuesve dhe punësimin e studentëve ndërkohë që studiojnë.

Ajo tha se 80% e ekipit të kandidatëve të Elbasanit është feminist. Kjo është pika më e fortë e ekipit, tha Kryemadhi.

“Në fakt e vlerëson jashtëzakonisht shumë faktin që, edhe kur e kemi diskutuar, ekipi i Elbasanit është 80 për qind feminist, që nuk ka asgjë të keqe, por edhe këtë 20 për qindëshin që e ka, e ka të ëmbël. Por, është ekipi i gjithë të rinjve dhe të rejave që ju përkrahin, që ju mbështesin në kandidaturat tuaja”.

🕐11:19

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas prezantimit të kandidates Klaudia Krasnika në Elbasan, prezantoi edhe kandidaten tjetër, Mimoza Trimi.

Kryemadhi foli për listën e Elbasanit. Ajo shprehu krenarinë e saj për këtë qark, i cili përfaqësohet nga katër gra dhe vajza të Elbasanit.

“Unë jam shumë krenare që në të gjithë listën e Elbasanit ne përfaqësohemi me katër gra dhe vajza në Elbasani, edhe Mirandën që kemi nga Përrenjasi, por Moza, Klaudia dhe dy Sindit, vajzat e LRI-së, janë një ekip i jashtëzakonshëm që në pamje të jashtme duken si një ekip i brishtë, por brishtësia e elementit të gruas dhe të femrës faktikisht do të jetë edhe goditja mu në zemër në qytetin e Elbasanit”.

🕐 09:12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, më datë 16 mars ka qënë në Elbasan për të prezantuar kandidaten për deputete në Qarkun e Elbasanit, Klaudia Krasnika.

Ajo tha se ndryshe nga listat e Partisë Socialiste (PS) ku kandidatët “ do hanë kokat” njëri me tjetrin, LSI ka si qëllim shërbimin ndaj qytetarëve.

Kryemadhi shtoi se kur kryeministri Rama ndryshoi kodin, ai mendoi se do dëmtonte LSI-në.

Në fakt, u shpreh kryetarja e LSI-së, ka ndodhur e kundërta, pasi nuk ka të bëjë me numrin që ke në listë, por me atë çfarë përfaqëson.

“Kur Edi Rama ndryshoi Kodin, mendoi që do ta dëmtonte LSI-në, por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa prioritete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së. Renditja në LSI nuk ka të bëjë me numrin që ke në listë, se sa me atë se çfarë secili nga ne përfaqëson”.

Krymadhi listoi disa nga problemet e qytetit të Elbasanit që sipas saj ishte qyteti me numrin më të madh të të papunësuarve në Shqipëri, gratë nuk marrin vëmendjen e duhur nga shteti dhe se ndodhin afera korruptive të mëdha.

“Ne quajmë ndryshim sistemi për të gjitha ato gra që nuk kanë vëmendjen e shtetit. Është qyteti me numrin më të lartë të të papunëve në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë ne jo më larg se disa ditë, treguam një nga aferat më korruptive që ka të bëjë me inceneratorin e Elbasanit, se si tre njerëz i kanë grabitur në një muaj 4 milion euro qytetit të Elbasanit”.

“Të kërcënosh sot mësuesit, mjekët, infermierët, bizneset, sepse nuk ndan të njëjtën bindje politike me Taulant Ballën apo Edi Ramën? Po punë e madhe fort! Bota nuk rrotullohet rreth atyre”, përmbylli ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore